Zhak Brel - Te dua Songtext
Për vjollcën që dridhet
në një vazo lulesh,
të braktisur mbi prag
pa u dashur prej askujt
ashtu si zemra jote,
Të dua!
Për gishtat e shiut
qe bien mbi tastjerë,
një melodi për henën
që i ngjan tendes kengë,
Të dua !
Për agimin që zbardh
aty mbi horizont,
i ndritshëm e delikat
e ngjan me ballin tend,
Te dua!
Për dritën që çel e zgjon
një zog që del prej folesë,
me krahët fluturim
e ngjan me gazin tend,
Te dua !
Për diellin që lind,
e hedh nëper korije
dantellen e dritës,
plot nur e hijeshi
si hareja jote,
Të dua !
Për ditën që feks
pas një nate pa dashuri
e që ngjan krejt,
krejt me kthimin tend,
Te dua!
Për një portë që hapet,
për një klithmë gëzimi
dy zemrash bashkuar
që ngjan me zerin tend,
Të dua !
Falsches Video?
Dieses Video ist aktuell für den Songtext hinterlegt:
https://www.youtube.com/watch?v=Lm2FG0s2Bec
Falsch? Dann Trage hier den Link für das richtige Video von YouTube ein.
Was denkst du über "Te dua"?